Pezullimi i Vettingut, SHBA-BE : Te mos vonohet dërgimi në Venecia

Ambasada e SHBA dhe e Bashkimit Europian në Tiranë kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar ligjin e Vettingut. SHBA dhe BE shprehen se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kërkojnë që dërgimi i ligjit në Komisionin e Venecias të ndodhë sa më shpejt për të mos humbur kohë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian thuhet në deklaratë, mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit Deklarata e SHBA dhe BE Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit.

Artikulli paraprak‘DOING BUSSINESS’:SHQIPERIA NGJITET 32 VENDE
Artikulli tjetërISIS KRYEN MIZORI NE MOSUL