Kërkimet për avionin “Malaysian airline” që u zhduk tre vjet më parë me 239 pasagjerë në bord janë pezulluar.

Vendimi është marrë nga Australia, Malajzia dhe Kina të cilët dolën në një deklaratë të përbashkët. Ata thonë se ky vendim është marrë me trishtim pas një kërkimi pa rezultat në më shumë se 120 mijë metër katror të Oqeanit Indian. Familjarët e viktimave e qajtën këtë vendim të papargjegjshëm dhe që duhet rishqyrtuar. Hetuesit deri më tani kanë thënë se kanë vetëm tre pjesë të avionit të zhdukur që janë gjetur në bregun perëndimor të Oqeanit Indian. Fluturimi MH370 u zhduk gjatë rrugës për në Pekin nga Kuala Lumpur në vitin 2014.

Artikulli paraprakHOLLANDE: BE S’KA NEVOJË PËR KËSHILLAT E TRUMP
Artikulli tjetërJUVENTUS NDRYSHON LOGON HISTORIKE