Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pezulluar nga detyra shefin e komisariatit të policisë së Kurbinit, Dritan Lena.

Pezullimi i Lenës ka ardhur një ditë pas vrasjes së efektivit të FNSH-së në Torovicë dhe pezullimi është arsyetuar me pretendimin se ai ka pasur një punë të dobët në menaxhimin e situatave në qarkun e Lezhës. Pezullimi nga detyra shefi i komisariati është bërë për shkelje të procedurave të standardeve në punë. Ai ishte emëruar në këtë detyrë në muajin korrik të këtij viti. 

Artikulli paraprakPLAS SHERRI MES KOMBËTARES SHQIPTARE DHE ASAJ GREKE
Artikulli tjetërVRASJA E EFEKTIVIT, POLITIKA NGUSHËLLON FAMILJEN KODRA