LEZHË

Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli. Bëhet me dije se ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por nuk dihet nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

Ai e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.

Artikulli paraprak“ËSHTË KOHA T’I JEPET FUND ÇDO MARRËZIE”, PRESIDENCA REAGON PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE: TË GJITHË TË DISTANCOHEN NGA AVENTURIERËT DHE HAXHI QAMILËT!
Artikulli tjetër“JASHTË PARLAMENTARES E PRESIDENCIALES”, REAGON RAMA: MARRËVESHJEN DO E ZBATOJMË NË ÇDO PIKË. KUVENDI ËSHTË SOVRAN, I DËGJON TË GJITHË POR…