Skena e Pallatit të Kulturës në Lezhë u kthye në një hapësirë ku fjalët ia lanë vendin muzikës. Tingujt e pianos dhe flautit sollën një mbrëmje të veçantë për publikun, në recitalin e dy artisteve, Synjona Paplekaj dhe Anxhela Hammad. Veprat e kompozitorëve të njohur si Albeniz e Bartok, te Poulenc, Fauré e Telemann percollen për publikun një repertor që udhëtoi mes periudhave dhe stileve të ndryshme të muzikës klasike ku pianoja dhe flauti u ndërthurën në një dialog të gjallë muzikor.

Per dy artistet pjesmarrese, përtej një mbrëmjeje koncertale, aktivitete të tilla synojnë të krijojnë edhe një lidhje më të fortë të të rinjve me artin dhe muzikën.

Nga kjo mbrëmje u deshmua se muzika klasike mund të gjejë publikun e saj edhe jashtë skenave të mëdha, duke frymëzuar të rinjtë dhe duke e bërë jetën kulturore të nje qyteti gjithnjë e më të pasur.

https://youtu.be/nLPwmCZIcig

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VJEDHJE ME DHUNË NË SPANJË, ARRESTOHET NË MURIQAN 31-VJEÇARI, PËRDORTE TRE IDENTITETE
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË FSHATIN SHTOJ