Artisti Vladimir Myrtezai rrëfen intimitetet në “Atdheu si Dasanta H”

Artisti, i cilësuar si një nga pionerët e artit pamor shqiptar, Vladimir Myrtezai ka zgjedhur të flasë me fjalë duke ardhur para publikut si shkrimtar. Libri i tij i ri “Atdheu si Dasanta H. Rrëfime dhe refleksione”, botim i UET-Press, sjell intimitete të artistit që nga qyteti i tij i lindjes Shkodra, për të përvijuar me copëza realiteti të jetuar mes miqsh. Miqësinë disa vjeçare me kryeministrin Edi Rama e ka lënë jashtë fokusit kësaj here. Vladimir Myrtezai është një personazh i njohur i botës së artit viziv, madje cilësohet si pioner i artit bashkëkohor në Shqipëri, por asnjëherë nuk ka lënë pas as të shkruarin, kësaj here ndjesitë dhe reflektimet personale per artin dhe jo vetëm ka vendosur ti ndajë me publikun përmes një libri i cili provokon që në titull, me atdheun sipas tij. Ky botim sipas Myrtezait merr shkas nga rubrika që ai ka te gazeta Mapo “Kundrapedal” dhe ky botim vjen nën siglën e Uet Pres ku përfshihen 45 rrëfime ku janë histori personale dhe intime të artistit. Kësaj here Myrtezai ka preferuar të shpalosë personazhet periferike, ndërsa i njohur për miqësinë e gjatë disa vjeçare me kryeministrin Edi Rama, këtë herë atë e ka shprehur përmes rrjeshtave, dhe jo në një shkrim konkret. Një vend të veçasnte zë edhe qytetii tij i lindjes Shkodra, prej nga ai ka marrë edhe shenjën e madhe. Vladimir Myrtezai është nga ata personazhe të artit i cili shpesh nuk preferon të bëjë zhurmë, parapëlqen heshtjen, por arsyesja pse ndjesitë e tij personale preferoji ti ndajë me publikun janë këto… Vladimir Myrtezai njihet më shume si piktor, por ai ka publikuar edhe poezi dhe me sa duket ky libër do të pasojë një tjetër, dyfishin e tij në volum me kritikë ndaj artit, por i grisur është që këto rrëfenja mund të jene bulëza për gjininë e romanit.

Artikulli paraprakPASURITE E PISTA,KONTROLL DERI NE VITIN 1992,PANIK NE DREJTESI
Artikulli tjetërRAMA:ME SERBET DUHET TE SILLEMI SI FITIMTARE,ATA JANE HUMBESIT