Piktura nudo dhe në një pozicion të pazakontë e heroit revolucionar të Meksikës, Emiliano Zapata ka shkaktuar protesta ditën e djeshme (10 dhjetor).

Me qindra persona u futën në pallatin e arteve në kryeqytetin meksikan duke konsideruar këtë pikturë si denigrim të figurës së Zapatas.

Madje dhe nipi i tij, Jorge Zapata Gonzales kërkon që ajo të hiqet menjëherë nga ekspozita.

Vepra tregon figurën e Zapatës së zhveshur duke veshur taka femrash dhe i ulur në një kale.

Ai ka qënë drejtuesi i një revolucioni në Meksikë përpara se të vritej në vitin 1919 në moshën 39 vjeçare. Por edhe sot ai mbetet hero i shumë qytetarëve meksikanë.

Protestuesit u mblodhën jashtë ambjenteve të galerisë dhe deklarojnë se do ta bllokojnë hyrjen e saj derisa të hiqet piktura e tij.

Shumë prej tyre arritën të hyjnë në ambjentet e brendshme të saj përpara se policia të ndërhynte.

Artikulli paraprakAMBASADORËT E BE DHE SHBA I TAKOJNE NË ZYRË KRYEPROKURORIN ÇELA
Artikulli tjetërHETUESI AMERIKAN ZBULON FAKTE QE SOLLEN SHKARKIMIN E PROKURORIT TE KRIMEVE TË RËNDA