Arrestohen tre autorët e plagosjes së 38-vjeçarit Vate Shpati mesditën e djeshme në lagjen “Mark Lula”. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Aleks e Luigj Martini dhe S. P. 36 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Mesditën e djeshme rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të arrestuarit plagosën me thikë Vate Shpatin, banues në Dobraç. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Artikulli paraprakVRANË ME THIKË DHE HODHËN NË KANAL TË RIUN NË FIER, ARRESTOHEN DY AUTORËT
Artikulli tjetërSORECA: NEGOCIATAT? BASHKIMI EUROPIAN NUK DUHET T’U PRESË SHPRESAT SHQIPTARËVE