Një plagosje mes të rinjsh ndodhi në Malësi në fshatin Demiraj në Malësisë të Madhe. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 shtatorit rreth orës 20:50. I plagosur me armë zjarri ka mbetur shtetasi Emanuel Guri, 28 vjeç. Ky person mori një plumb në shpatull ndërsa menjëherë është transportuar drejt spitalit rajonal të Shkodrës duke u vënë në kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve spitalore 28 vjeçari është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas plagosjes së ndodhur në fshatin Demiraj të Malësisë së Madhe mbërritën forca të shumta policie duke nisur hetimet paraprake për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Pas informacioneve në rrugë operative por edhe dëshmive të personave të përfshirë policia ka arritur që të identifikojë në një kohë të shpejtë autorin e dyshuar të plagosjes. Në këtë mënyrë policia vendore e Shkodrës bën të ditur se i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi Sadonel Bushataj i cili është shoqëruar në polici dhe pas marrjes në pyetje është ndaluar nga efektivët. Ndërkohë policia ka shoqëruar edhe shtetasin Arsid Kurtaj i cili është shok me të plagosurin dhe dyshohet se ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur konflikti.

Shtetasi Arsid Kurtaj pasi ka dhënë dëshminë e tij në polici është lënë i lirë nga efektivët. Ndërkohë është e paqartë se cili është konflikti që kanë patur të rinjtë me njëri-tjetrin. Dyshimet e para të policisë bëjnë me dije se i plagosuri Emanuel Guri dhe autori i dyshuar i arrestuar tashmë Sadonel Bushataj kanë patur një konflikt të çastit me njëri-tjetrin. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë plagosjen e 28 vjeçarit të ndodhur mbrëmjen e 27 shtatorit në fshatin Demiraj të Malësisë së Madhe.

Artikulli paraprakPENDOHET ANËTARI I BANDËS SË LUSHNJËS, ARTAN TAFANI ZBARDH 6 VRASJE! 5 SHPËRTHIME ME EKSPLOZIV! 3 VJEDHJE ME DHUNË, 3 TENTATIVA PËR KRYERJE VRASJE
Artikulli tjetërORJETA KELAJ DREJTORE E QKF, 2 KANDIDAT PËR DREJTOR TË TEATRIT “MIGJENI” NË SHKODËR, VENDOS KËSHILLI BASHKIAK