Një 55-vjeçar është goditur me thikë sot pasdite në Fier. Petraq Gjika, është i plagosuri, i cili kishte filluar punë si roje nate në një lokal, pikërisht në vendin ku personi e plagosi.

Ai ka marrë plagë në dorë dhe bark, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit jashtë rrezikut për jetën. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se 2 personat njiheshin.

Petraq Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes. Burimet e Policisë Vendore, pohojnë se ky mund të jetë shkaku i ngjarjes.

Artikulli paraprakPRANGOSET BIZNESMENI, MASHTROI FERMERIN PREJ DY VJETËSH
Artikulli tjetërSHQIPTARËT, PËRLESHJE ME ARMË NE ATHINE