
Një person nga fshati Berishë në Tropojë ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine.
I plagosuri është identifikuar si Azgan D.. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, pasi nga shpërthimi i minës ka marrë dëmtime në trup.
Rreth orës 16:40, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se “helikopteri i FA është nisur drejt Tropojë për transportimin e te plagosurit pak minuta me parë”.
Dyshohet se Azgan D. ka shkelur mbi minat e lëna nga lufta e Kosovës, edhe pse zona është kontrolluar disa herë për çminim.