Dy persona janë arrestuar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të një 41-vjeçari në Bulqizë të mërkurën (18 shtator).

Në prangat e policisë ra pronarit i lokalit ku ndodhi sherri, 37-vjeçari me iniciale B.Ç., si edhe bashkëpunëtori që ndihmoi autorin të largohej.
Ja njoftimi i plotë i policisë

Bulqizë
Arrestohen dy shtetas në lidhje me ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V.A.
Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja.
Si dhe në Burrel ndalohet një shtetas në kërkim.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit:
B. Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes.

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, u ndalua shtetasi në kërkim :
G. L (P), 24 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje “, si dhe në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me datë 22.02.2019 , ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për këtë vepër penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm, do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër e Mat për hetime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVRAU NË ZVICËR, ARRESTOHET TURKU NË RINAS
Artikulli tjetërTETE TË ARRESTUAR PËR KULTIVIM TË LËNDËVE NARKOTIKE