Polidia e Shtetit dha detaje për plagosjen e një të riu nga Kukësi sot në zonën e Astirit në Tiranë.

 

Sipas saj, dy persona sulmuan një të tretë duke e goditur me sende të forta dhe i kanë thyer edhe xhamin e makinës. Personi i goditur ka mundur t’u shpëtojë ndaj duart, të hipë në makinë dhe të qëllojë ata që e sulmuan, me një pistoletë. Si rrjedhim, ka plagosur një person me emrin Gentian Rrahmani, që Policia nuk e ka specifikuar nëse ishte njeri nga dhunuesit apo jo.

NJOFTIMI I POLICISE: Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se në rrugën “Teodor Keko” fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta. Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërko grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakBURG PËR 9 TË ARRESTUARIT E DOSJES SË GRABITJES SË 36 HA TOKË NË SPILLE
Artikulli tjetërKONFLIKTI MES DY FAMILJEVE ,107 VJET BURG PËR 4 PERSONA