Dy persona janë ekstraduar nga Greqia. Ali Toskaj 36 vjeç nga Fieri është ekstraduar,

pasi është dënuar me 16 vite burg në vitin 2017 për; “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, u krye ekstradimi nga Athina i 48-vjeçarit me inicialet G.B. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017,

ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Artikulli paraprakKAPEN ME AUTOMATIK PA LEJE,NË PRANGA DY TË RINJ
Artikulli tjetërKOREOGRAFI ANGJELIN PRELJOCAJ, PJESË E AKADEMISË FRANCEZE TË ARTEVE TË BUKURA