Plagosje me thikë, një i ri në gjendje të rëndë

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital pas një sulmi me thikë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit tek spitalet “Nënë Tereza”. Burime nga policia thanë se një sherr me thika ka ndodhur rreth orës 00:50, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve. Në këtë ngjarja është plagosur me thikë 25-vjeçari me inicialet G. Q., i cili është dërguar në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Policia bën të ditur se është duke u punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakNUK PLOTËSOHET KUORUMI – DËSHTON MBLEDHJA E KOMISIONIT AD-HOC PËR ANËTARËT E KLGJ DHE KLP
Artikulli tjetërTHUMANË,DIGJET BANESA,FAMILJA ME 6 ANËTARË NË QIELL TË HAPUR