Një shtetas francez, të cilit i janë konfiskuar 125 kilogramë eksploziv, 100 detonatorë, tre lancues rraketash dhe disa kallash-nikovë, është arrestuar në Ukrainë në përpjekje për të kaluar në Poloni.

Në bazë të burimeve zyrtare, i identifikuari si Grigor M, mbiemri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte planifikaur që të sulmonte xhamitë në Francë, gjatë kohës që do të zhvillohej kampionati europian i futbollit. 25-vjecari kishte lidhje me grupet e ekstremit të djathtë dhe dyshohet se ka udhëtuar drejt Ukrainës për të blerë armë, me qëllimin për t’i sjellë ato në Francë. Autoritetet ukrainase deklaruan se e kishin ndjekur të dyshuarin për disa ditë, dhe më në fund kryen arrestimin. Ata shtojnë se janë në kërkim të një tjetër personi, i cili ka hyrë bashkë me 25-vjeçarin në Ukrainë. Për mediat kanë reaguar edhe autoreitetet franceze, të cilat bënë me dije se kanë nisur procesin për ekstradimin e të identifikuarit me emrin Grigor. Për t’u theksuar është gjithashtu fakti se 25-vjecari nuk ka kryer asnjë vepër penale në të kaluarën. Lajmi i arrestimit të shtetasit francez vjen në një kohë kur qeveria e Francës po bën të pamundurën për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të kampionatit europian të futbollit. Ky arrestim ka ngritur shqetësimin se autoritetet nuk do të duhet të përballen me terroristët, por edhe me aktivsitët e ekstremit të djathtë, të cilët mund të sulmojnë xhamitë dhe vendet e tjera ku mund të grupohen persona që i përkasin besimit mysliman.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA “BEKON” KOMBËTAREN KUQEZI
Artikulli tjetërMARRËDHËNIET, SHQIPËRI – GREQI, MINISTRI NË TIRANË