Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar që sot gjatë ndeshjes së futbollit Kosovë-Çeki të ngrinin një dron me mbishkrim provokativ “Kosova është Serbi”.

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të mundur ndalimin dje të këtyre personave, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u konfiskuan pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Indeksonline shkruan se të ndaluar janë 6 burra dhe dy femra, ndërkohë që njëri prej tyre kishte nënshtetësi serbe. Kujtojmë se ndeshja do të mbahet sot në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA TANI KA YLLIN DHE PLANETIN E SAJ
Artikulli tjetërPRESIDENTI I KOSOVËS, THAÇI DO TË VIZITOJ JAPONINË