Bregdeti i Shengjinit po perballet prej disa dites me nje ndotje te madhe mjedisore.Sic shihet edhe nga pamjet e gjithe vija bregdetare ne zonen e Kune Vainit eshte e pushtuar nga mbetje te ndryshme urbane.

Kjo ndotje mjedisore nuk ishte pare asnjehere me pare, e ndersa nuk dihet zanafilla e kesaj papastertie.

Pronaret e bizneseve shprehen se tashme per kete vit jane te falementuar si pasoj e ketij fenomeni qe sipas tyre eshte krijuar nga dora e njeriut.

Ata thone se kane nderhyre per te pastruar vete, por qe duhet nderhyrja e instancave shteterore, edhe pse kto te fundit nuk jane pergjigjur thirrjes se tyre.

Pushuesit zakonisht e zgjedhin kete zone per me shume qetesi dhe hapesire. Gjendja mjedisore me te cilen po perballen prej me se nje jave eshte skandaloze.

Ata thone se do largohemi nje ore e me pare pasi eshte e pamundur te qendrosh mes kesaj ndotje qe ndodhet ne kete zone.

Edhe pse jane me dhjetra institucione dhe agjensi qe merren me zonen bregdetare dhe turizmin, ende asnje nderhyrje per pastrimin e kesaj ndotje te madhe.

Te gjithe heshtin dhe masat e marra jane te pakta ne kete drejtim edhe pse flitet shume per nje turizem te mirfillte ne plazhet e Lezhes.

 

Artikulli paraprakSERMI: NË “TARRAGONA 2018” KALUAM PRITSHMËRITË
Artikulli tjetërI SËMURI MENDOR REZISTENCË ME GËRSHËRË GJATË ARRESTIMIT, PLAGOS 3 POLICË