Plumba ndaj 50-vjeçarit ,autori shpallet ne kerkim

 

Një person është plagosur në fshatin Ngjeqar të Fierit pasditen e sotme. Raportohet se Ramiz Gega, 50 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një lokal. Autori me iniciale U.S. është shpallur në kërkim. Konflikti, sipas policisë, ka ndodhur për arsye të dobëta. I plagosuri, i cili është transportuar në spital ku po merr mjekim, jetonte në qytetin e Fierit. Ai ndodhet në fshatin Ngjeqar, pasi ka vizituar motrën e tij, e cila jeton aty.

Artikulli paraprakU HODH NGA KATI I 5-TË, POLICIA: VIKTIMA ISHTE I SËMURË
Artikulli tjetërMOMENTE TENSIONI NË LARTËSI.AVIONI ME MINISTRIN RUS SHQETËSOHET NGA MJETI FLUTURUES I NATO-S