Plumba në një vendparkim, nje arrestohet ,nje shpallet ne kerkim

Qëllojnë në ajër me armë zjarri, një në pranga një në kërkim. Më datë 19.10.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3, kanë bërë të mundur dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 18.10.2017, rreth orës 20:00, në Rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm (si ato të pistoletës TT). Nga hetimet e kryera është arritur të mësohet se konflikti ka ndodhur midis tre personave dhe arsye e këtij konflikti ka qenë një vendparkimi. Në pranga janë vënë: Ardit Isufaj, i njohur si “Doraci”, 28 vjeç, banues në Tiranë. Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit: F. Gremi, i njohur si “Lori”, 36 vjeç, banues në Tiranë Gjithashtu, është proceduar 68-vjeçari me inicialet M. P., banues në Tiranë

Artikulli paraprakXHAFA TAKON LU DHE VLAHUTIN: EKSPERTËT E FBI SHUMË SHPEJT NË TIRANË
Artikulli tjetërLËVIZJA NË ‘SCHENGEN’, BE RREGULLA TË REJA PËR BALLKANIN