Katër persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri dhe thika në 24 orët e fundit në Korçë e Durrës pas konflikteve të çastit.

Një 48 vjeçar u qëllua me pistoletë në Korçë nga një 28 vjeçar tashmë i shpallur në kërkim.
Burimet thanë se ata po qëndronin bashkë në një lokal në kohën kur u përfshinë në një debat verbal që përfundoi me plumba.

Autori mësohet se është me precedentë penalë, ndërsa i plagosuri ndodhet në reanimacionin e Korçës.

Ndërsa në Buçimas të Pogradecit, një 21 vjeçar u plagos me sende të forta nga dy persona.
Autorët, një nga të cilët është arrestuar dhe një tjetër në kërkim i thyen edhe xhamat e makinës të riut pas një sherri.

Dy të rinjë ndërkohë kanë mbetur të plagosur me thikë në dy ngjarje të ndryshme në Durrës.

Një 26 vjeçar është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u godit me thikë nga një 29 vjeçar tashmë i arrestuar.

Ndërsa një 16 vjeçar ka mbërritur në spital jashtë rrezikut për jetën me plagë thikë, ngjarje për të cilën policia thotë se po punohet për ta sqaruar.

Ndërkohë dy kosovarë janë arrestuar në Durrës për tentativë të kalimit të kufirit me dokumente të falsidikuara dhe vjedhje.

Artikulli paraprakGABIMI TRASHANIK ME HIMNIN SHQIPTAR, PRESIDENTI I FFF I KËRKON FALJE ARMANDO DUKËS
Artikulli tjetërKAPET 28-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM PËR VJEDHJE MAKINASH, ISHTE DËNUAR PËR PËRDHUNIM E GRABITJE