Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama fton të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, në Greqi, Angli, Itali dhe Gjermani të marrin pjesë në turin që ai do të zhvillojë në javët në vijim.

Rama do të zhvillojë takime me komunitetin shqiptar në Athinë në datën 12 maj, më 26 do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe do ta mbylli më 16 qershor në Dyseldorf.

Videoja e shpërndarë nga Rama është me pamje nga Shqipëria, nga vendet më të bukura, nën tingujt e këngës së Vaçe Zela ‘Ku ka si ti o Shqipëria ime’ dhe me dëshmi të shumë shqiptarëve dikur emigrant në vendet e Europës, por tani të kthyer në atdhe që po realizojnë ëndrrën e tyre.

Artikulli paraprakOBSH: SHQIPËRIA ME NUMRIN MË TË ULËT TË MJEKËVE PËR BANORË NË EUROPË MË 2020
Artikulli tjetërBALLA ZBULON PAKETËN E QEVERISË: SYNOJMË TË RRISIM OFERTËN PËR VËLLEZËRIT DHE MOTRAT QË TË KTHEHEN NË ATDHE