Një 26 vjeçar humbi jetën si pasojë e shkëputjes së një masivi inertesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në Shkozë, Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të policisë vajza ka qenë duke gërmuar për të nxjerrë skrap.

“Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç,

duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë. Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.” informon policia e Tiranes.

Artikulli paraprakSITUATA E PËRMBYTJEVE NE SHKODER
Artikulli tjetërPO DORËZONTE DIPLOMËN JURISTES, ARRESTOHET ISH PRONARI I UNIVERSITETIT “KRISTAL”