Në orët e para të ditës së sotme është gjetur trupi i peshkatarit që u mbyt në 31 Dhjetor. Sipas policisë trupi i Gëzim Seitllarit është nxjerrë në bregun e liqenit nga dallgët e forta.

53 vjeçari nga fshati Memlisht kishte dalë për të peshkuar mëngjesin e datës 31 Dhjetor, ndërsa nuk ishte rikthyer duke humbur kontaktet me familjarët.

Në ditën e parë të Vitit të Ri në afërsi të fshatit Hudënisht, në një distancë prej 100 metrash nga bregu u gjet varka bosh e peshkatarit, ndërsa sot dallgët nxorën trupin në breg.

Disa ditë më parë, po në Pogradec, dy peshkatarë të tjerë humbën jetën në rezervuarin e Bradomirës për shkak të mbingarkesës së varkës.

Artikulli paraprakDËBORA BLLOKON DISA FSHATRA NË DIBËR, BULQIZË E KUKËS, PROBLEME NË KORÇË, RESHJE EDHE NË SARANDË (SITUATA)
Artikulli tjetërKRYEGJYQTARI I GJYKATËS SARANDË NË VETTING, PROBLEME ME PASURINË