Na trajtuan si “qentë’, policët anglezë tërheqin zvarrë emigrantët shqiptarë

Mënyra e sjelljes së efektivëve të policisë angleze me disa punëtorë të një biznesmeni shqiptar në Worcestershire, ka marrë jo pak kritika, për mënyrën e trajtimit të emigrantëve, pas publikimit nga mediat lokale. Video është marrë nga kamerat e sigurisë, në lavazhin në pronësi të Bashkim Ademit. Policë të armatosur, bastisën javën e shkuar biznesin e shqiptarit, nën dyshimin se aty strehoheshin emigrantë të paligjshëm dhe ishte një bazë për armë dhe drogë. Në video duket se si dy të dyshuarit dalin nga dera, me duart në kokë. Po ashtu, një nga oficerët tërheq zvarrë një emigrant shqiptar për gati 10 metra. Sipas “Daily Mail” një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar, si i dyshuar se ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas u dërgua në një qendër paraburgimi. Bashkim Ademi, 38 vjeç dhe në të njëjtën kohë pronari i biznesit ka thënë: “Unë nuk kam qenë në gjendje të fle për mënyrën se si trajtohen punonjësit e mi. Ata u trajtuan si qentë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Punëtorët u trajtuan si terroristë”.

Artikulli paraprakPUBLIKOHEN 12 NJERËZIT MË TË KËRKUAR TË TIRANËS
Artikulli tjetërPËRUROHET ZYRA E RRJETIT RAJONAL TË TË RINJVE