Policia e Chicagos ka publikuar sot një video që tregon momentin kur një adoleshent me ngjyrë, i paarmatosur, ndiqet nga 3 oficerë policie dhe qëllohet me armë nga pas.

Policët u vunë në ndjekje të 18 – vjeçarit Paul O’Neal, pasi dyshohej se kishte vjedhur makinën me të cilën po lëvizte. Fillimisht policët qëllojnë me armë në drejtim të mjetit që po drejtonte adoleshenti. Më pas, ata e gjëmojnë atë në këmbë. Pas disa minutash, efektivët e policisë arrijnë ta kapin të riun, të cilin e prangosin, teksa ai qëndron i plagosur me armë zjarri përtokë. 18 – vjeçari ndërroi jetë më vonë në spital. Vetë policia tha se momenti kur ai u qëllua me armë zjarri nuk është regjistruar nga kamerat që mbajnë në trup efektivët e policisë, pasi dyshohet se nuk punonte në atë moment, ose mund të ketë rënë gjatë kohës që polici vraponte. Ngjarja në fjalë ndodhi të enjten e shkuar. Tre oficerët e policisë mësohet se janë pezulluar nga detyra. Sipas regullores së policisë së Chicagos, efektivët duhet të publikojnë videon në rast fatalitetesh, brenda 60 ditëve nga ngjarja. Këto rregulla janë pjesë e disa reformave të ndërmarra nga shteti, pas vrasjes nga policia të 17 – vjeçarit Laquan McDonald, në Tetor të 2014 – ës. Pamjet e vdekjes së tij u publikuan në Nëntor. Videoja shkaktoi protesta në SHBA dhe çoi në shkarkimin nga detyra të shefit të policisë.

Artikulli paraprakISH-ZYRTARI I CIA-S: TRUMP, NJË AGJENT I PAVULLNETSHËM I PUTINIT
Artikulli tjetërXHUDISTJA NË RIO, KELMENDI: DUA T’I TREGOJ BOTËS SE JEMI TË BARABARTË