Është  finalizuar me sukses operacioni i koduar “NEW START” nga ku janë sekuestruar 11. 4 kg drogë (marihuanë dhe cannabis), armë e municione si dhe janë arrestuar dy shtetas dhe një i tretë shpallet në kërkim.

Kështu nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve si dhe shpallja në kërkim e një të treti :

Ndrek Lacuku, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Franc Toma, 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike kryer në bashkëpunim ” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar  nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi :

K.L, 25 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 01.09.2016 pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale :

• 11, 4 kg lendë narkotike e llojit Marihuanë

• 237, 2 gr farë e bimëve narkotike Canabbis Sativa

• një armë zjarri e tipit pistolete Jugosllave, model 57 dhe 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë fishekë pistolete model 54

• një dylbi pushke snaiper

• një rradio marrëse-dhënëse

• një elektrik elektroshot

 një palë doreza 

një automjet tip Ford me targë AA257LO

Materialet hetimore i’u përcollën për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Artikulli paraprakVRITET NJË SHQIPTAR GJATË LUFTIMEVE NË SIRI
Artikulli tjetërBUNKERI ME MUNICIONE, XHENIERËT DUAN PËRFORCIME