Pas ultimatumit te dhene diten e djeshme nga Bashkia Vau Dejes per lirimin e ambjenteve te KZAZ-se nr 6 ne Bushat , nje grup nga administrata e bashkise Vau Dejes i jane drejtuar KZAZ ne fjale per te vezhguar nese eshte zbatuar ky urdher .

Qe ne hyrje te KZAZ administrata e Vau Dejes eshte perballur me forcat e policise se shtetit, te cilet nuk i kane lejuar te hyjne ne ambjentet e brendshme te KZAZ.

Nisur nga kjo sekretari i keshillit Gentjan Ndoj u eshte drejtuar atyre me nje shkrese zyrtare duke u thene se Bashkia Vau Dejes nuk ka qellim te shkaktoje perplasje dhe tensione po vetem te zbatoje dekretin e presidentit Meta per zhdekretimin e zgjedhjeve te 30 qershorit.

Nese nuk lirohen ambjentet qe jane ne pronesi te bashkise Vau Dejes secili do perballet me ligjin, eshte shprehur nder te tjera Sekretari i Keshillit ne Bashkine Vau Dejes, Gentjan Ndoj.

Artikulli paraprakBIE PEMA SHEKULLORE NË AKSIN MES DY URAVE
Artikulli tjetërTRAFIK DROGE DHE ARMËSH NË ITALI,15 VITE BURG PËR MOISI HABILAJ