Policia e Elbasanit kishte marrë informacion për transportin e një sasie kanabisi me makina në zonë dhe i ka zënë pritë një Benz-i ku udhëtonin dy persona nga Lushnja.

Nga kontrolli i makinës, informacioni u konfirmua: një 26-vjeçar si drejtues i mjetit me iniciale N.L dhe pasagjeri, D.M. 40 vjeç, dispozonin 28 kg kanabis në mjet dhe u arrestuan menjëherë.  Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan se në një automjet po transportohej lëndë narkotike. Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë bllokimin e automjetit në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga shtetasi D.M., me pasagjer shtetasin N.L., është gjetur dhe sekuestruar rreth 28 kg kanabis.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e shtetasit N.L., është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kg lëndë narkotike. Gjithsej 29 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve; N.L., 26 vjeç dhe D.M., 40 vjeç të dy banues në Lushnje Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDY TË ARRESTUAR PËR DHUNË NË FAMILJE
Artikulli tjetërKREU I ANTIMAFIES ITALIANE DO VIZITOJË SHQIPËRINË