Rreth 50 milion lekë të vjetër është dëmi ekonomik që i është shkaktuar afro 200 familjeve në disa fshatra të njësisë Postribë, pjesë e bashkisë Shkodër. Të gjitha të mbjellat e tyre janë tharë nga mungesa e ujit të vaditjes. Tubacioni kryesor që funksiononte për vaditjen e tokave në lumin Kir është prerë gjatë disa punimeve për rikonstruksionin e kanalit ujitës të Postribës,

një financim ky i dhënë një firme përmes një tenderi të Ministrisë së Bujqësisë me një vlerë prej afro 41 milion lekësh të reja. Sipas banorëve firma ka kryer punimet për kanalin ujitës por ndërkohë nuk ka lidhur më tubin që vadiste tokat e fermerëve duke bërë që prodhimet e tyre të thahen dhe të shkojnë dëm. Fermerët e këtyre fshatrave protetsuan lidhur me këtë problem.

Fermerët tregojnë se dëmi i shkaktuar në tokat e tyre ndaj prodhimeve bujqësore është i madh dhe se të gjitha të mbjellat janë tharë.

Fermerët kërkojnë nga firma që ka kryer punimet apo edhe institucionet përgjegjëse që të bëhet sa më parë e mundur lidhja e tubit për vaditjen e tokave të tyre me ujë.

Fermerët disa herë kanë komunikuar me bordin e kullimit në Lezhë apo edhe përfaqësues të instuticioneve të tjera por deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje dhe tokat bujqësore të tyre në fshatrat e Postribës vijojnë të jenë pa ujë duke i shkaktuar një dëm të madh të në mbjella.

Artikulli paraprakKRIMI NË TIRANË, POLICIA: AUTORI VRAU ISH-BASHKËSHORTIN E VAJZËS, NGA TË SHTËNAT U PLAGOS AVOKATI
Artikulli tjetërSHKODËR, MBËRRIN DOZA E DYTË ASTRA ZENECA