PD dhe LSI janë bërë bashkë edhe në Konferencën e Kryetarëve duke shpallur bojkotimin e opozitës në punimet projekt-buxheti i vitit 2018.

“Kjo maxhorancë ka rënë, ne nuk do të marrim pjesë në shqyrtimin e projektbuxhetit të vitit 2018. Të krijohen kushtet për zgjedhje”, deklaroi deputeti i PD, Edmond Spaho, para se deputetët e PD dhe të LSI të largoheshin nga Konferenca e Kryetarëve, ku ndodhej edhe ministri Ahmetaj.

Pas këtij vendimi të opozitës ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla që deklaroi se nuk i vjen keq për PD-në për këtë vendim, por për LSI-në që ndjek nga pas.

Artikulli paraprakTËRMET ME MAGNITUDË 3.1 NË VERIUN E ITALISË
Artikulli tjetërTONIGHT – 31.10.2017