N.,R 33 vjeç, dhe A.H.,37 vjeç të dy banues në Kavajë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje. Ata rezultojnë të dënuar më herët për këtë akuzë.

Ata u kapën në flagrancë nga policia, ndërkohë që mbi ta rëndojnë akuzat për 4 vjedhje të tjera.

Në momentin e ndalimit atyre iu sekuestruan edhe disa doza lëndë narkotike, që njëri prej autorëve i kishte lënë në automjetin me të cilin kryenin vjedhjet.

Ata ishin mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh, pasi kishin kryer vjedhje në katër banesa përgjatë muajit Prill, ku kishin marrë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.

Artikulli paraprakMOMENTE PANIKU NË KRYEQYET, AUTOMJETI MERR FLAKË NË ECJE
Artikulli tjetërNGRIHET KOMISIONI QË SELEKTON TË INTERESUARIT PËR NDËRTIMIN E TEATRIT KOMBËTAR