Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale I.M., 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi “në afërsi të fshatit Picar ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.R. (i arrestuar në flagrancë në datë 24.05.2019) tentuan të kultivonin disa fidanë Cannabis Sattiva”, njofton policia.

Artikulli paraprakDËNOHEN KRERËT E MAFIAS NË BRINDIZI, ENDE NË LIRI VËLLEZËRIT SHQIPTARË
Artikulli tjetërFESTIVALI ME DEMA NË SPANJË NIS KEQ, PLAGOSEN 3 PERSONA