Prangoset nje shtetas, lëvizte me automjet të blinduar.Dyshohet të jetë pjesë e bandave kriminale të Shijakut

 Një person i shpallur në kërkim u vu në pranga nga Policia e Durrësit, në vijim të operacionit të koduar “Streha”, zhvilluar në muajin qershor. Emiljan Gjepali, banues në Shijak dyshohet se ishte përfshirë në veprimtari kriminale si shpërndjarje të drogave të forta por edhe në tregtinë e armëve. Sipas policise, 34 vjeçari lëvizte me një automjet të blinduar. Sipas uniformave blu, Gjepali kishte fshehur në banesën e vëllait të tij rreth 150 gramë kokainë, pasi kishte dyshime që ishte nën vëzhgim nga policia. Gjithashtu po hetohet edhe per lidhjet e tij me grupet kriminale të zones së Shijakut. 34-vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e organizatave kriminale edhe në Itali, kryesisht në fushën e narkotikeve.

Artikulli paraprakMASKAT I VENE ARMËT NË KOKË 6 PUNONJËSVE TË HEC-IT, I DHUNOJNË
Artikulli tjetërPASTROHEN MBETJET TEK STADIUMI PAS KRONIKES NE STAR PLUS