Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka pranuar dekretin e Presidentit Meta për ndryshimet në ligjin për Teatrin Kombëtar. Opozita theu bojkotin duke marrë pjesë në komision, por dekreti u miratua vetëm me votat e shumicës.

Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi deklaroi se PS ka përgatitur një draft të ri me ndryshimet duke i kërkuar mendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Vendosëm të marrim në konsideratë të gjitha argumentet e parashikuara. Kemi arritur në konkluzionin e pranimit të dekretit të Presidentit. Nuk është rasti i parë që Kuvendi pranon dekrete Presidenti.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm në lidhje me atë që është shkruar. Kemi arritur në një draft propozim, që do e shqyrtojmë në lidhje me amendimet që do të bëjmë. Do të pranojmë dekretin e Presidentit duke ndërhyrë në disa nene të veçanta.

 

Pika kryesore që pëson ndryshim është hapja e garës për të gjitha kompanitë. Komisioni i negocimit bën thirrje të hapur ndaj palëve private që janë të interesuara për të paraqitur propozimin për teatrin e ri kombëtar.

‘Thirrje e hapur”është ftesa e hartuar nga komisioni i negocimit për palët private që janë të interesuar për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj.

Neni 3, pika 10
Komisioni i vlerësimit dhe negocimit krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, kryesohet nga përfaqësuesi i caktuar nga Bashkia Tiranë dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të institucioneve, si më poshtë vijon:

a) Ministria e Drejtesise;

b) Ministria e Financave dhe Ekonomise;

c) Ministria e Infrastruktures dhe Energjise;

<;) Ministria e Kultures;

d) A vokatura e Shtetit

dh) Trupa teatrore.

Drafti parashikon që trupa teatrore të përfaqësohet në komisionin e negocimit më jo më shumë se dy përfaqësues, të përzgjedhur nga vetë ata. Komisioni vlerëson me palët private, propozimet e paraqitura prej tyre dhe harton relacionin përmbyllës të negociatave, duke parashtruar c’do ofertë të paraqitur nga palët private dhe arsyetimin e përzgjedhjes së partnerit privat me propozimin me të mire.

Gjithashtu drafi thekson që Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për hartimin dhe administrimin e të gjitha procesverbaleve e dokumenteve të procedurës si dhe të c;do dokumenti tjeter, qe lidhet me proceduren e përcaktimit e te negociimit te kushteve te kontrates, perfshire edhe procesverbalet e mbledhjeve, kur eshte rasti.

Pas pranimit të dekretit të Metës sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të marrë në shqyrtim dhe diskutim draftin e ri që ka përgatitur shumica me relator Ilir Beqjen dhe pas miratimit do i dorëzohet projektligji i ri Kuvendit të Shqipërisë për miratim. Kujtojmë që ligji i miratuar në fund të korrikut nga shumica u kthye nga Presidenti, ndërsa Brukseli rekomandoi hapjen e garës për ndërtimin e Teatrit Kombëtar duke rinisur edhe njëherë procedurën.

Artikulli paraprakNJE 27 VJECAR GJENDET I PAJETE ,NUK DIHEN SHKLAQET
Artikulli tjetër40-VJEÇARI GJENDET I PAJETË NË HYRJE TË SPITALIT