Prej 6 ditësh Gëzim Hysaj banues në njësinë Postribë në Shkodër dhe Agron Molla banues në fshatin Dobraç të njësisë Rrethina kanë humbur pa lënë asnjë gjurmë.

Gëzim është daja i Agronit dhe që të dy kanë humbur kontaktet me familjet mbrëmjen e 23 gushtit. Ata kanë dalë nga banesat e tyre në Postribë dhe Dobraç për të takuar një person të paidentifikuar për familjarët dhe nuk janë kthyer më.

Të dy familjet nuk kanë asnjë ide se ku ndodhen 56 vjeçari Gëzim Hysaj dhe 47 vjeçari Agron Molla.

Pasi kanë kuptuar se diçka nuk shkon dhe këta dy persona nuk janë kthyer në banesat e tyre bashkëshortet kanë bërë një kallëzim në policinë vendore të Shkodrës. Forcat e policisë janë vënë në kërkim por deri tani nuk kanë rënë në gjurmët e dy shtetasve dajë dhe nip.

Bashkëshortja e Gëzim Hysaj, Saimira Hysaj rrëfen se si është larguar bashkëshorti i saj nga banesa me 23 gusht dhe se si pas një ore telefoni i tij ka dalë i fikur dhe që atëherë nuk ka asnjë ide se ku ndodhet burri i saj.

Saimira ka një apel të gjithë dhe kërkon që policia të gjejë bashkëshortin ose të gjithë ata që kanë informacione ta ndihmojnë.

Para se të dalë Gëzim i ka thënë gruas së tij se do të takonte një shok në Shkodër dhe është larguar nga fshati Myselim me një motor. Pas një orë thotë Saimira Hysaj ka dalë nga banesa edhe nipi i tij Agron Molla dhe që të dy vijojnë të jenë të humbur.

Saimira shprehet se bashkëshorti i saj nuk ka patur asnjë problem më përpara ndërsa edhe kohët e fundit nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim asaj apo fëmijëve të tyre.

Derisa të gjenden dy personat e humbur dy familjet nuk janë aspak të qeta.

Gëzim Hysaj është baba i katër fëmijëve ndërsa është një punëtor i thjeshtë. Nipi i tij Agron Molla është baba i tre fëmijëve ndërsa punonte me një servis motorash.

Kjo ngjarje për mënyrën se si ka ndodhur ngjan si kriminale edhe pse dy familjet dhe policia deri më tani nuk kanë një pistë hetimi

.

Artikulli paraprakU DENONCUA I ZHDUKUR NGA FAMILJARËT, KAPET GJATË LARGIMIT 64-VJEÇARI
Artikulli tjetërMETA KUNDËR NDRYSHIMIT TË KUFIJVE KOSOVË-SERBI: DO TË CENONTE STABILITETIN E BALLKANIT