Me një skenografi minimaliste, “Kontrabasi” u ngjit në skenën e Teatrin Migjeni  mbrëmjen e së premtes. Kjo monodramë është vepër e dramaturgut gjerman Patrik Suskind e cila erdhi në skenën e Teatrit Migjeni me regji të Stefan Çapalikut.

Monodrama e cila u interpretua nga aktori Pjerin Vlashi bëri që për rreth 90 minuta në sallën e teatrit të kishtë një qetësi absolute dhe fokusi ishte I tëri në interpretimin e aktorit Vlashi. “Kontrabasi” është një vepër që të mbërthen në intensitetin e dashurisë dhe urrejtjes së vetë muzikantit për kontabasin. Pritshmëritë e aktorit ishin se publiku shkodran do e përqafonte mjaft mirë këtë monodramë.

 “Kontrabasi” është një ndër veprat më të mira të artit bashkëkohor gjerman, shkruar në vitet ’80 nga autori i romanit të ekranizuar “Parfumi”e  Patrick Suskind.

Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “NE, PEDAGOGJIKASIT E 56-s”
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA MBETET NJË ‘LUAN’ I FUTBOLLIT