Nëntë personalitete të artit, kulturës, sportit dhe çështjeve patriotike e atdhetare u nderuan nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Ceremonia u zhvillua në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe shefi i kabinetit të presidencës Edmond Panariti i cili vlerësoi këto personalitete.

Me titullin e lartë “Kalorës i urdhërit të Skënderbeut” u nderua dom Prek Ndrevashaj, nga kleri katolik shqiptar në diasporë, themeluesi i kishës së parë shqiptare, “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fatmir Toçi me titullin “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”, Zija Vukaj me titullin “Naim Frashëri”, ndërsa mjeshtra të medhenj u vlerësuan këngëtarët dhe muzikantët: Nikollë Nikprelaj, Shaban Gjeka, Gëzim Salaj, Pretash Nilaj, ish mundësi Selaudin Rexha dhe pas vdekjes ish futbollisti i Vllaznisë Suad Durraj.

 

Artikulli paraprakTREGTARËT NË RRUGË, BASHKIA I LARGON DHE LAJMËRON GJOBA
Artikulli tjetër(VIDEO) POLICIA E SHKODRËS ASGJËSON RRETH 4200 BIMË KANABIS NË NJËSITË ADMINISTRATIVE PULT DHE SHALË