Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni hyjnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 maj, njëkohësisht me zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend.

Siljanovska Davkova sipas rezultateve fillestare jozyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor nga votat e numëruara prej 3.360 vendvotime përkatësisht 95,78 për qind të vendvotimeve ka fituar 349.746 vota – 40,23 për qind, përderisa Pendarovski 173,612 vota përkatësisht 19,97 për qind.

I treti për nga votat e fituara nga shtatë kandidatët është Bujar Osmani nga BDI me 116.319 vota (13,38), më pas Arben Taravari me 81.671 (13,38), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 76.894 (8,85), Biljana Vankovska me 39.660 (4,56) e mbështetur nga E Majta dhe me më së paku vota është Stevço Jakimovski nga GROM me 7.898 vota.

Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski në konferencën e fundit për shtyp mbrëmë para mesnate theksoi se jehona e votuesve sipas të dhënave nga 3.156 vendvotime është 49,75 për qind. Në votim dolën 810 971 votues. Fletëvotime të vlefshme 789 031, ndërsa të pavlefshme 21.946 fletëviotime.

Artikulli paraprakA KA KUSHT PËR ALEANCË ME BERISHËN? “DO TË KETË ZHVILLIME”, META: TË MOS BËJË KOMPROMIS ME…
Artikulli tjetërSHKODËR, 2 TË ARRESTUAR DHE 4 TË PROCEDUAR PENALISHT