President Ilir Meta ka kërkuar që së bashku me parlamentin e ardhshëm të miratohet ligji për referendumet.

Meta duke kujtuar protesën e 2 marsit thekson se populli nuk ka ikur nga bulevardi, por do ikë kur të miratohet ligji për referendumet dhe të ketë President dhe deputetë 100% nga Populli.

Sipas tij populli i 2 marsit është garancia më e mirë dhe po afron ora që ai të rimarrë tërësisht sovranitetin në duart e tij. Në videon e paraqitur nga Presidenti Meta, janë thirrjet e qytetarëve në atë pasdite të 2 Marsit të 2020 kur i kërkon Presidentit të shpërndante parlamentin.

STATUSI NGA ILIR META

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!
PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:
1. – Deputetët 100% nga Populli.
2. – President i Republikës nga Populli.
3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. 🇦🇱

Artikulli paraprakDËMET NGA TËRMETI, RAMA KOMUNIKIM ONLINE ME KRYETARËT E BASHKIVE: 4810 FAMILJE PËRFITOJNË NGA GRANTET NË LEZHË, LAÇ E KRUJË
Artikulli tjetërMETA KUJTON ‘LUFTËN E KOPLIKUT’: SIMBOL I QËNDRESËS, ATDHEDASHURISË DHE PATRIOTIZMIT TË PASHOQ