Katalonia do të deklarojë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh. Kështu ka deklaruar për BBC, lideri i rajonit autonom në intervistën e tij të parë që prej referendumit të së dielës.

Carles Puigdemont tha se qeveria e tij do të “vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme”. Ndërkohë, mbreti Felipe VI i Spanjës tha se organizatorët e votave e vendosën veten “jashtë ligjit”. Ai tha se situata në Spanjë ishte “jashtëzakonisht serioze”, duke bërë thirrje për unitet. Qindra mijëra njerëz në të gjithë Katalonjën kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit për referendumin, ku mbetën të lënduar rreth 900 njerëz. Gjatë votimit, u plagosën gjithashtu 33 policë, thanë zyrtarët lokalë të mjekësisë.

Në intervistën për BBC, Presidenti i Katalonjës Carles Puigdemont tha se qeveria e tij do të “vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e ardhshëm”. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se do të ishte “një gabim që ndryshon gjithçka”. Puigdemont tha se aktualisht nuk kishte kontakt midis qeverisë në Madrid dhe administratës së tij të transferuar. Ai nuk u pajtua me deklaratën e Komisionit Europian të hënën se ngjarjet në Katalonja ishin një çështje e brendshme për Spanjën.

Ai po fliste pak para fjalimit të mbretit. Në fjalimin e tij televiziv drejtuar kombit, Mbreti tha se udhëheqësit katalanas që organizuan referendumin treguan “mosrespektimin e pushteteve të shtetit”. “Ata kanë thyer parimet demokratike të sundimit të ligjit. Sot, shoqëria katalanase është thyer”, tha Mbreti, duke paralajmëruar se sondazhi mund të rrezikonte ekonominë e rajonit të pasur verilindor dhe të gjithë Spanjës. Por ai theksoi se Spanja “do të kapërcejë këto kohë të vështira”. Sakaq, Qeveria qendrore e ka cilësuar referendumin si të paligjshëm.

Artikulli paraprakBULLGARIA, GREQIA DHE RUMANIA E MBËSHTESIN SERBINË NË BE
Artikulli tjetërFRANCA MIRATON LIGJ TË RI KUNDËR TERRORIZMIT