Presidenti Ilir Meta: Dënojmë me forcë aktin barbar në Las Vegas

Pas sulmit në Las Vegas ku mbetën të vrarë 50 persona dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet për autoritetet amerikane. “Sulmi barbar i sotëm në Los Anxhelos më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë”, thuhet në mesazhin ngushëllues që Presidenti Meta u ka përcjellë autoritetetve dhe familjarëve të viktimave. Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, drejtuar autoriteteve amerikane pas sulmit në Las Vegas: Sulmi barbar i sotëm në Los Anxhelos më tronditi thellësisht! Në këto momente te vështira për popullin mik amerikan ndaj dhimbjen dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave e të gjithë te lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë Dënoj me forcë ketë akt barbar e shpreh solidaritet e mbështetje për popullin mik e autoritetet amerikan në përballje me akte që synojnë të trembin dhe te mbjellin frike e terror ne mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike.

Artikulli paraprakVRANË 3 PERSONA NË PRIZREN,DENOHEN BABË E BIR
Artikulli tjetërTRUMP REAGON PËR SULMIN E ARMATOSUR NË LAS VEGAS