Shkup,Presidenti bllokon krijimin e qeverisë, kundër gjuhës shqipe

Maqedonia futet në një krizë të pakthyeshme. Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Ivanov ka deklaruar se nuk do t’i japë mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re po nuk u rrëzua platforma e shqiptarëve. Ai i kërkoi Zaevit ta hedh poshtë platformën, pasi sipas tij pranimi i platformës është i dënueshëm. “I kërkova Zaevit ta hedh poshtë platformën; Pranimi i platformës nga jashtë është i dënueshëm. Bashkësia Ndërkombëtare ta dënojë Platformën dhe të mos imponojë zgjidhje. Çdo vendim i gabueshëm mundet të ketë pasoja për shtetin. Platforma shqiptare pengesë për mandatin” mësohet se është shprehur ai në takimin me Zaev. Pas bllokimit të koalicionit të ri të opozitës maqedonase me partinë shqiptare të BDI vendi futet në një krizë, që duket se shpëtimi do të jenë zgjedhjet e reja, kërkesë edhe e ish-kryeministrit Gruevski.

Artikulli paraprakKRYEFAMILJARI TENTON TË VRASË GRUAN DHE FËMIJËT
Artikulli tjetërKONTENIERËT ME LËNDË KIMIKE, REAGON DOGANA