E iniciuar nga Aleanca e Dhurimit të Gjakut, e gjithë administrata e Bashkisë Shkodër ka dhuruar gjak.

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai e quajti dhurimin e gjakut një nevojë përgjatë muajve të verës, korrik dhe gusht. Ndërsa u shpreh se do të vijohet edhe më tej me nisma të tilla humae dhe.

 

Meta tha se qëllimi është që deri në viotin 2020 të plotësohen të gjitha nevojat për gjak përmes dhurimit vullnetar, ashtu siç Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar si afat final.

 

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, siguroi Presidentin Meta se Shkodra është qytet që dhuran. Sipas saj, kjo periudhë është mjaft problematike, dhe si e tillë kërkohet një sensibilizim më i madh.

Aleanca e Dhurimit të Gjakut është një praktik e cila është përhapur në shumë qytete të vendit. Dhurimi i gjakut është një nismë humane.

 

Artikulli paraprakMINISTRI I BRENDSHËM FATMIR XHAFAJ DHE DREJTORI I POLICISË SË SHTETIT ARDI VELIU NË SHKODËR
Artikulli tjetërADEMI, NJË DITË ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE