Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta po pushon në Prevallë por pavarësisht se disa ditë pushime ka zgjedhur që të jetë aktiv. Nga Prevalla kreu i shtetit ka postuar një video teksa përshkon ujin e ftohtë duke e cilësuar si një terapi të mirë. Presidenti Meta as kësaj here nuk ka nguruar që të japë një mesazh politik.

Kësaj radhe ndryshe nga më përpara në shigjetën e Presidentit nuk është kryeministri Rama siç ka ndodhur zakonisht këto dutë por disa të tjerë që bëjnë si të paanshëm thotë Meta. Është e paqartë se kujt ia drejton këtë mesazh kreu i shtetit por nga çfarë lë të nënkuptohet me shumë gjasa mund të jetë për një pjesë të ambasadorëve të huaj që janë në Shqipëri. Ja se çfarë shkruan Presidenti Meta në statusin e tij që e shoqëron edhe me videon përkatëse:

Mirëmëngjes të dashur miq!
Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor? Ju uroj një fundjavë të mbarë!

Presidenti Meta në deklaratën e fundit për shtyp tha se është i gatshëm që të lëë pushimet për të zgjidhur krizën politike mes palëve në Shqipëri në rast se ata shprehin gatishmërinë e tyre ndërsa ka bërë thirrje që zgjedhjet vendore me pjesëmarrjen e të gjitha forcave

politike në kushte normale dhe jo ashtu siç ndodhi me 30 qershor ku mori pjesë vetëm PS me kandidatët e saj, të zhvillohen me 13 tetor të këtij viti sepse më pas do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria do të humb shansin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pavarësisht thirrjeve të Presidentit, kryeministri Rama nuk i ka marrë parasysh duke njohur zgjedhjet e 30 qershorit në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Artikulli paraprakVELIPOJË, VROJTUESI ELDI HASANI SHPËTON KOSOVAREN
Artikulli tjetërKOMENTUESI E PYET PËR DAKON, RAMA I PËRGJIGJET: JU INTERISTËT QEPENI GOJËN…