Reforma në drejtësi – Nishani dekreton ligjin për “SPAK”

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, dekreton ligjin për Njësinë Speciale Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” është pjesë e paketës prej 7 ligjesh i reformës në drejtësi. Ligji, i cili pati dhe konsensusin e opozitës, u votua me 122 vota në Kuvend. Minimumi 10 prokurorë specialë dhe 10 gjyqtarë të posaçëm do të punojnë për të luftuar korrupsionin e ministrave e ish-ministrave, kryeministrave e ish-kryeministrave e çdo funksionari të lartë; ndërkohë që anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të trajnohen për 6 muaj në Shtetet e Bashkuara e në 2 vitet e para një komisioni i përbërë nga ekspertë te Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbikëqyrin punën e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Në dekretin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës thuhet: D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j Shpalljen e ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Nr. Dekretit 9768

Artikulli paraprakHIPEN MBI VINÇ,KERCENON SE DO TE HIDHET.ZBRET PAS TRE ORESH
Artikulli tjetërKRYETARI I BASHKISE PUKE GJON GJONAJ TAKIM PAS LIRIMIT NGA PARABURGIMI TE ZYRTAREVE