Duket se presidenti rus Vladimir Putin nuk është pro një lufte bërthamore.

Së fundmi ai ka deklaruar se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një luftë e tillë nuk duhet të fillojë kurrë.

“Si një shtet palë në Traktatin e Mospërhapjes dhe një nga depozituesit e tij, Rusia është në përputhje të vazhdueshme me letrën dhe frymën e Traktatit. Ne dalim nga fakti se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë. Ne qëndrojmë për siguri të barabartë dhe të pandarë për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”, shtoi ai.

Artikulli paraprakBILANCI I COVID-19 NË VEND, MSH: 278 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE 3 HUMBJE JETE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Artikulli tjetër“KFOR PO MONITORON SITUATËN”, NATO REAGON PËR TENSIONET NË VERI TË KOSOVËS: TË GATSHËM TË MARRIM MASAT E NEVOJSHME