Presidenti Thaçi: Të hetohen të gjitha krimet para dhe pas luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes 4 letrave drejtuar Kryeprokurorit ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të zbardhe dhe të gjykojë krimet para dhe pas luftës. “Krimet e para dhe pas luftës në Kosovë dhe shkatërrimet e trashëgimisë kulturore presin që të marrin përgjigje. Në letrën e parë theksova nevojën për të gjykuar hetimet gjatë luftës dhe të gjitha masakrat që janë kryer. Në letrën e dytë sugjerova që vëmendje të krijohet për krimet pas lufte, si vrasja e vëllezërve Bytyci, përpjekja për atentat ndaj Ibrahim Rugovës dhe vrasja e disa personaliteteve. Në letrën e tretë kërkova që vëmendje e veçantë t’i kushtohet krimit të dhunimit të grave dhe vajzave gjatë luftës. Kjo plagë është mbajtur e heshtur, por duhet të vendoset drejtësi. Për të gjitha këto krime kosovarët kanë nevojë për drejtësi. Në letrën e katërt e inkurajova zyrën e kryeprokurorit për zbardhjen e krimeve ndaj shkatërrimit të trashgimisë kulturore. Mbi 40% e objekteve të fesë Islame janë shkatërruara nga ushtria serbe të urdhëruara direkt nga Beogradi. Paqja pa drejtësi nuk është e plotë, kam besim të plotë se organet e drejtësisë do të arrijnë që t’u japin përgjigje të gjitha cështjeve, pasi këtë presin të gjithë qytetarët e Kosovës” deklaroi Thaçi në një deklaratë për mediat.

Artikulli paraprakISIS I SHPALL LUFTE MACEVE,DEKRETON LIGJIN PER SHFAROSJEN E TYRE
Artikulli tjetërPAMECA,KRITIKA PROKURORISE PER PERGJIMET,ROSHIN E SHULLAZIN