Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Shkodër, ku persona që sipas policisë janë të paidentifikuar kanë prerë një hektarë pyll.

Edhe pse është prerë gjithë kjo zonë, askush nuk ka parë njeri, ndërsa policia çuditërisht ka sekuestruar një motosharrë dhe ca drurë të prerë.

Masakra mjedisore është bërë në Gruemirë të Malësisë së Madhe.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe punohet për identifikimin e autorëve, pasi dyshohet se në vendin e quajtur Qafë Mollë,

Njësia Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Inspektorët e Institutit Shtetëror të Mbrojtjes së Pyjeve në Tiranë, është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve, në një sipërfaqe prej 1 hektarë.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda drusore, një motorrstege e markës STIHL e disa materiale të tjera. Neni 205 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakARRESTOHET GRUAJA SHQIPTARE KISHTE FSHEHUR NË BAHÇE DROGE
Artikulli tjetërDËNOHET RUMUNI QË TRANSPORTONTE SHQIPTARËT NE ANGLI