Paraditen e kësaj të marte, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për seancën e radhës së gjyqit kundër tij. Tahiri shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia ndërsa kjo është paraqitja e parë e Tahirit tek Krimet e Rënda pas pushimeve verore.

Pretenca për Tahirin u shty që në korrik me nisjen e pushimeve verore. Sot pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet e saj ku do të shfaqë edhe kërkesën e saj se me sa do të dënohet Tahiri. Kujtojmë se në seancën e fundit para pushimeve, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka pranuar Saimir Tahirit kërkesën për gjykim të shkurtuar, që do të thotë se hetimi do të vijojë duke u referuar në provat e mbledhura deri më tani, duke mos pranuar më prova të reja.

Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Artikulli paraprakTAKIMI INFORMAL ME ‘VENECIAN’, PD-LSI: RAMA TË MOS LUAJË ME METËN SE ËSHTË FISNIK
Artikulli tjetërAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-SHKODËR, PLAGOSEN TRE PERSONA